Ish-kancelari gjerman beson se Perëndimi duhet të negociojë me Putinin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-kancelari gjerman beson se Perëndimi duhet të negociojë me Putinin

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder vazhdon të besojë se miqësia e tij personale me presidentin rus Vladimir Putin mund të përdoret për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë përmes negociatave.

“Ne kemi bashkëpunuar për shumë vite. Ndoshta kjo mund të ndihmojë ende për të gjetur një zgjidhje dhe për të negociuar  pasi unë nuk shoh ndonjë zgjidhje tjetër,” tha Schröder në një intervistë me agjencinë gjermane të lajmeve.

ish-kancelari Schröder dhe presidenti Putin kishin një marrëdhënie miqësore gjatë kohës së politikanit socialdemokrat gjerman në pushtet.

Schroeder vazhdon të punojë për kompanitë ruse që kanë shumicën e aksioneve në gazsjellësit Nord Stream.

Advertisement

Edhe pse ai e ka quajtur pushtimin e ushtrisë ruse në Ukrainë në shkurt 2022 një “gabim fatal”, ai kurrë nuk e ka mohuar miqësinë me Vladimir Putinin.

Për këtë arsye ai shpesh është objektiv i kritikave të ashpra brenda vendit.

Ai gjykoi dhe vazhdon të gjykojë se kjo marrëdhënie personale mund të jetë e dobishme për zgjidhjen e problemit jashtëzakonisht të vështirë politik.

Përveç kësaj tha ai “Mendoj se do të ishte krejtësisht e gabuar të harronim gjërat pozitive që kemi bërë në politikë në të kaluarën. Nuk është stili im dhe nuk do ta bëj.”

Advertisement

Ai iu referua gjithashtu përpjekjes së tij për të ndërmjetësuar në mars të vitit 2022, disa javë pas pushtimit rus, kur u takua fillimisht në Kiev me parlamentarin ukrainas, tani ministër i mbrojtjes, Rustem Umerov dhe më pas në Moskë me Vladimir Putin.

Përpjekja e ndërmjetësimit megjithatë dështoi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy