Ish-kryeministri i Japonisë qëllohet me armë duke mbajtur fjalim në rrugë (VIDEO E ATENTATIT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-kryeministri i Japonisë qëllohet me armë duke mbajtur fjalim në rrugë (VIDEO E ATENTATIT)

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, u qëllua me armë zjarri në një ngjarje në qytetin Nara dhe u dërgua në spital.

Sipas disa raporteve, sulmuesi i tij i dyshuar u arrestua.

Ish-guvernatori i Tokios, Yoichi Masuzoe, tha në një postim në Twitter se Abe, 67 vjeç, është në një gjendje të arrestit kardiopulmonar.

Termi në Japoni përdoret shpesh përpara se të konfirmohet zyrtarisht vdekja.

Advertisement

“Cilado qoftë arsyeja, një akt i tillë barbar nuk mund të tolerohet kurrë dhe ne e dënojmë ashpër atë”, tha sekretari i kabinetit japonez, Hirokazu Matsuno.

Abe po mbante një fjalim për një kandidat zgjedhor në Nara kur ndodhi sulmi.

Shinzo Abe ka qene kryeminister ne vitin 2006-2007,  dhe pastaj nga 2012 deri ne 2020!.

Autori i dyshuar i të shtënave është një 41-vjeçar, Tetsuya Yamagami, me origjinë nga zona ku ndodhi sulmi.

Advertisement

Yamagami është një ish-anëtar i Forcave Detare të Vetë-Mbrojtjes, Marinës Japoneze. 

Personi është arrestuar me akuzën e tentativës për vrasje. Sulmuesi, i armatosur me një pushkë gjysmë automatike, me sa duket prodhim artizanal, ka plagosur edhe persona të tjerë. 

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy