Ish-prifti katolik në Britani burgoset për abuzimin e djemve të moshës 5 deri në 11 vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-prifti katolik në Britani burgoset për abuzimin e djemve të moshës 5 deri në 11 vjeç

Një ish-prift katolik, i dënuar për abzuim seksual me katër djem nga mosha 5 deri në 11 vjeç në vitet 1970 dhe 1980 u dënua së fundmi me 31 muaj burg nga një Gjyaktë në Londër.

James Murphy, me origjinë nga Cork, Irlandë, u deklarua fajtor në shkurt. Sipas Irish Examiner, ish-prifti 77 vjeçar ishte dënuar edhe në vitin 2000 për sulm seksual ndaj 5 djemve ndërsa ishte klerik në Mbretërinë e Bashkuar. Pas vuajtjes së dënimit, ai u kthye në Kork, por u rrëzua nga Dioqeza lokale.

Hetimi i fundit nga autoritetet nisi pas ankesës së paraqitur nga njetjetër viktimë e klerikut në vitin 2019.

Autoritetet britanike zbuluan se ai kishte abuzuar edhe me fëmijë të tjerë në kohën kur shërbente në një kishë në Sydenham, në zonën më të madhe të Londrës, dhe konsiderohej nga komuniteti vendas si një klerik i respektuar.

Advertisement

Policia mblodhi deklaratat e viktimave, dëshmitë e ekspertëve dhe udhëtoi në Cork dy herë gjatë pandemisë për të marrë në pyetje Murphy.

Sipas shkresave të çështjes, 77-vjeçari u deklarua fajtor për tre akuzat e abuzimit kur u përball me provat, por mohoi të ketë abuzuar me viktimën e katërt.

Hetimi i Autoritetit vazhdoi pasi u gjykua e rëndësishme të dëgjohej historia e viktimës së katërt në gjykatë dhe të vërtetohej fajësia e Murphy pa asnjë dyshim./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy