Ish zv.kryeministri i Berishës: Sistem si danezi, por vetëm me një votë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish zv.kryeministri i Berishës: Sistem si danezi, por vetëm me një votë!

Nga Bashkim Kopliku*

Duke qenë dakord me propozimin e ambasadores amerikane për ta përmirësuar sistemin tonë zgjedhor “si danezi”, do të tërhiqja vëmendjen se votimi duhet bërë me një votë, e jo me dy vota, se ne, në ndryshim me danezët, jemi mjaft mashtrues…

Në rastin e Shqipërisë, sistemi i pastër danez, do të prodhonte prapë megadushkun. Megadushk u pat quajtur mashtrimi/pazarllëku “legal”, PD-PR, që vodhi zgjedhjet në mënyrë “legale”, dhe e pat mbushur parlamentin me deputetë të PD-së, duke i quajtur si të listë së myllur të PR (vitin 2005, me një “megadushk” që i siguroi PD-së e kompani, 53% të deputetëve në Kuvendit, megjithëse kishin marrë vetëm 41% të votave në “popull”)—mos harroni se edhe Hitleri, në Gjermani pat ardhur “legalisht në rregull”, në vitin 1933!

Edhe me danezin, megdushku mund të ndodhë përsëri: votuesit do të porositen nga partia mashtruese, PM, voto për listën e hapur, për emrin e kandidatit për deputetit filani, i PM, dhe votën e dytë për listën e mbyllur, të partive, voto për PF (partinë fiktive, që është parti kot, në koalicion me PM, si në megadushkun vaktit).

Advertisement

Sistemi që propozoj, është i “mesit të artë”, sepse është në mes dy sistemeve të skajshëm, krejt maxhoritarit dhe krejt proporcionalit, por edhe nuk lejon megadushkun (siç do ta shpjegoj në paragrafin në vijim). Ky është një sistem po me 140 deputetë në Kuvend, por me 70 deputetë maxhoritarë, nga zonat elektroale, dhe 70 deputetë nga listat e mbyllura të partive, në mënyrë që numri i deputetëve gjithsej që ka partia në Kuvend, të jetë proporcional me votat që ka marrë si parti në gjithë vendin.

Pra, nëse partia PX do të ketë rreth 25% të votave, dhe partia PY do të ketë 75% të votave të marra në zonat maxhoritare si parti, numri i deputeteve të PX do të jetë 35 vetë gjithsej, kurse i PY do të ketë 105 vetë gjithsej, sepse kaq janë përkatësisht 25% dhe 75% e 140 deputetëve që ka Kuvendi. Deputetë gjithsej, do te thote shuma e deputetëve të partisë, që kane fituar direkt në zonat elektorale, dhe e atyre që do të caktohen nga listat e mbyllura të partisë. Ndarja bëhet si në sistemin që kemi pasur në 2005 e para, po me formulën e D’Hondt, nga një sistem zgjedhor që e ka pasur edhe diku në zgjedhjet lokale në Gjerman, por që e ka edhe sistemi danez.

Ajo që siguron të mos bëhet dot megadushku, është se votuesi ka vetëm një votë, të cilën e jep ose për kandidatin për deputet, që i pëlqen në zonën e vet, ose për partinë që i pëlqen. Në rastet kur kandidati për deputet i zonës, është i një partie të caktuar, vota, si t’i jepet atij, si t’i jepet partisë së tij, është njësoj, merr një votë ai dhe një votë partia e tij, pavarësisht se votuesi “vë vetëm një kryq” (voton vetëm me një votë) ose te emri i kandidatit ose te partia.

Kur kandidati për deputet, që i pëlqen votuesit, është i pavarur, i palidhur me ndonjë parti, vota që i jepet atij, i shkon vetëm atij, dhe asnjë parti nuk e merr atë votë. Kur një parti nuk ka nxjerrë fare kandidat për deputet, ajo merr vetëm votat që ka marrë nga ata votues që i kanë dhënë votën e tyre asaj partie, kanë vënë pra “kryq” vetëm te partia.

Advertisement

Ky sistem i “mesit të artë”, është edhe ky proporcional i personifikuar, si danezi, po ka edhe të mirat e sistemit krejt mazhoritar, edhe të atij krejt proporcional, edhe të mirat e danezit, por pa megadushk! Do të kishim një kuvend ku çdo parti do të kishte një numër deputetësh në proporcion me votat që ka marrë në të gjithë vendin; do të kishim gjysmën e deputetëve që kanë fituar direkt në zona e tyre (që njihen mire në zonë, nuk gëzojnë vetëm popullaritetit që u jep partia); do të kishim edhe gjysmën e deputetëve që janë zgjedhur nga partia, nga “kryetari po deshët” (si politikanë të të gjithë vendit, ekspertë të nevojshëm për partinë).

Prandaj mendoj se në kushtet e Shqipërisë, ky mund të ishte sistemi zgjedhor më optimal

*Ish zv.kryeministër në qeverisjen e PD

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy