
Një ngjarje tronditëse është shënuar në Itali. Një 23-vjeçar dhe e dashura e tij kanë vrarë babanë e kësaj të fundit, pasi ishte kundër lidhjes së tyre. 53-vjeçari kundërshtonte vazhdimisht marrëdhëien e të bijës me të riun, me argumentin se ishte e dëmshme.
Çifti rrëfeu se qëllimi i tyre ishte të shfarosnin të gjithë familjen e vajzës.
Ata kishin planifikuar që të hiqnin qafe dhe nënën e 18-vjeçares dhe motrën e saj, por plani i tyre dështoi.
Familja e vajzës e kundërshtonte me forcë vijimin e marrëdhënies së tyre, pas 23 vjeçari ishte një person i varur nga lëndët narkotike.
I riu, i cili u ndihmua nga e dashura e tij, goditi 53-vjeçarin disa herë me thikë, teksa ky i fundit ishte shtrirë në divan, duke fjetur.
Hetimet ende nuk janë të mbyllura, pasi dyshohet se vrasësi mund të jetë shoqëruar deri në shtëpinë e vajzës nga një person tjetër.