“Ishte moment shokues…”/ Rama në Bruksel për shpërndarjen e vaksinave: U lamë mënjanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ishte moment shokues…”/ Rama në Bruksel për shpërndarjen e vaksinave: U lamë mënjanë

Në konferencën e përbashkët me Joseph Borrell dhe Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama, foli për rëndësinë dhe nevojën që ka vendi për furnizimin me vaksinat anti-Covid.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se është i lumtur që Covax ka nisur t’iu japë vendeve dozat e para të vaksinës.

“Faleminderit të gjithëve këtu që na mikpritët. Më lini së pari e mbi të gjitha t’iu them se ne e vlerësojmë shumë përpjekjet e bëra nga komisionari për të qenë në anën tonë në këtë moment kaq delikat kur ne Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit u lamë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave. Ishte një moment shokues për njerëzit tanë, pasi siç e dinë të gjithë ne nuk jetojmë në kufi me BE ne jetojmë brenda BE dhe jemi të rrethuar nga vendet e Be, duke pasur dhe ne të moshuarit tanë që e ndjenë që nuk ishte e keqe që ti kishin vaksinat në të njëjtën kohë me të tjerët. Sot ka 10 vende që kanë 17% të prodhimi, është e vështirë jo vetëm për ne, por për shumë anëtarë të BE-së dhe shpresoj që kjo situatë të zhbllokohet. Jam i lumtur të dëgjoj prej jush dhe të shpall më në fund po nis tu japë vendeve dozat e para dhe do të jemi shumë të lumtur që të marrim dërgesën e parë të vaksinës Astra Zvernca. Po punojmë shumë për të rritur kapacitetet dhe pse nuk ishte zgjedhja jonë më e mirë po shohim përtej burimeve të dëshirueshme burimet e tjera të vaksinave. Jam shumë i lumtur të dëgjoj prej jush ndërkohë që thoni se Shqipëria ka bërë gjithçka që duhet për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare.”

Po ashtu, ai tha se ndiehet i lumtur kur dëgjon nga zyrtarët e lartë të BE-së që Shqipëria ka bërë gjithçka për hapjen e Konferencës së Parë Ndërkombëtare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy