Itali, “fluturon” inflacioni/ Çmimet në rritje të pandalshme. Shkak kryesor, energjia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Itali, “fluturon” inflacioni/ Çmimet në rritje të pandalshme. Shkak kryesor, energjia

Inflacioni i lartë që ka mbërthyer Europën duket se ende nuk ka arritur fundin. Italia e sheh veten në një nivel inflacioni më të lartin në 4 dekada, plot 12%.

Shifrat e tetorit të publikuara nga Instat në Itali janë tronditëse. Indeksi i çmimeve të konsumit është rritur në 11.9% , niveli më i lartë që nga marsi 1984. Vetëm për shtatorin rritja ishte plot 3.5%.

Advertisement

Ky është niveli më i lartë i inflacionit që ka goditur vendin fqinj që nga viti 1954, vit në të cilin filloi mbledhjen e të dhënave nga Instat.

Rritja e pa kontrolluar e çmimit të ushqimeve ka bërë që qeveria e re në Itali ta vendosë situatën ekonomike në rend të parë të programit. Kryeministrja Xhorxhia Meloni gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz theskoi nevojën e një politike europiane që do të ndihmonte konsumatorët dhe të ndihmonte vendet që të mos binin në recesion.

Advertisement

Shkaku kryesor i përkeqësimit të situatës shihet energjia e cila është rritur me 73.2% në tetor. Tek energjia impaktin kryesor e ka pasur energjia elektrike e cila është rritur me 62.7% dhe pjesa tjetër, gazi.

Vlerësimet e Instat për inflacionin në tetor konfirmojnë se rritja e çmimeve nuk ndalet por përkundrazi do të bëhet dyshifrore, siç nuk kishte ndodhur për gati dyzet vjet.

Advertisement

Pavarsisht masave të marra nga blloku shumica e vendeve europiane po vendoin në dispozicion të vendeve të tyre paketa të majme ekonomike për të minimizuar dëmet e krizës.

Gjermania 1 muaj më parë vendosi të jape per ekonominë e saj plot 200 miliardë euro. Bashkimi Europian ka vendosur gjthashtu një paketë mbi 500 mln euro për vendet e ballkanit perëndimor për ti ndihmuar të përballen me krizën energjitike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy