Itali/ Makina merr përpara këmbësorët, vdes shqiptari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Itali/ Makina merr përpara këmbësorët, vdes shqiptari

Ndërroi jetë në spital shtetasi shqiptar, që ishte në mesin e të plagosurve nga aksidenti I të mërkurës në mbrëmje në via Corridoni në  Firence.

 

Viktima është 65-vjec dhe i identifikuar me inicialet Q.Z.

 

Advertisement

Bashkë me një këmbësor tjetër ai u godit nga një mjet që lëvizte me shpejtësi në drejtim të kundërt nga sheshi Tanucci në drejtim të sheshit Dalmazia në Firenze.

 

Dy këmbësoret që po ecnin në trotuar dhe dy personat që ishin në makinën që shkaktoi aksidentin u dërguan në spital, mirëpo pak orë më vonë shqiptari me iniciale Q.Z., ndërroi jetë.

 

Advertisement

Një djal i ri gjithashtu këmbësor është në gjëndje të rëndë ndërsa shoferi I makinës një 30 vjecar dhe babai I tij kanë marrë vetëm dëmtime të lehta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy