
Italia regjistroi një rekord qē i mungonte që nga Europiani i vitit 2000, tre fitore në tre ndeshje të fazës së grupeve.
Skuadra e Mancinit mundi 1 me 0 Uellsin ne duelin e fundit të grupit A të luajtur në Romë.
Vendosi gjithcka një gol i Pessinës në pjesën e parë në një ndeshje të dominuar totalisht, ndonëse si titullarë startuan vetëm Bonucci, Donnarumma dhe Jorginho.
Ne pjesen e dyte pavaresisht se Uellsi luajti me 10 lojtare, u mbrojt mire dhe nuk pesoi me gol, gje e cila i sherbeu qe te mbaje vendin e dyte me golavarazh me te mire se Zvicra.
Tek “Azzurrët” shkelqeu me se shumti Verrati qe luajti ndeshjen e pare pas demtimit.
Tani Italia do te prese skuadren qe do te renditet e dyta ne grupin C, qe me shume gjase do te dale nga çifti Ukraine-Austri, te cilat ndeshen te henen.