Italia prezanton vaksinën e saj: Krijon antitrupa në masën 92.5%, një dozë e vetme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italia prezanton vaksinën e saj: Krijon antitrupa në masën 92.5%, një dozë e vetme

Italia prezantoi këtë të martë të dhënat e fazës së parë të vaksinës italiane ReiThera. 100  qytetarë morën pjesë vullnetarisht në provën e vaksinës, 45 prej të cilëve ju dhanë doza të ndryshme. Ata zhvilluan antitrupa kundër koronavirusit në masën 92.5%.

 

“Vaksina është me një dozë të vetme dhe nuk ka patur ndonjë efekt serioz negative në 28 ditët pas vaksinimit”, tha eksperti Giuseppe Ippolito.

 

Advertisement

Kurse presidenti i kompanisë ReiThera, Antonella Folgore tha se synohet prodhimi i 100 milionë dozave në vit.

 

“Vaksina është e qëndrueshme në një temperaturë midis 2 dhe 8 gradë Celcius”, shtoi ai.

 

Advertisement

Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza tha se ky është një lajm mjaft inkurajues. Sipas tij, nëse të dhënat e marra deri tani konfirmohen edhe në fazat e tjera, atëherë brenda disa mujave Italia do të ketë një vaksinë të sigurt dhe efektive.

 

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy