Italia rrit importet e naftës ruse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italia rrit importet e naftës ruse

Edhe pasi Bashkimi Evropian ka vendosur që të zvogëlojë importet me naftën e papërpunuar ruse për 90 për qind deri në fund të vitit, Italia është bërë shteti i vetëm në Evropë që ka rritur importet e kësaj lënde.

 

Bashkimi Evropian ka vendosur për pakon e re të sanksioneve ndaj Moskës, për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe embargoja ndaj naftës ruse tani vë në rrezik një prej rafinerive më të mëdha të Italisë, që gjendet në Sicili, dhe mund t’i japë goditje të madhe ekonomisë italiane.

 

Advertisement

Italia është pajtuar me partnerët e BE-së për të zvogëlojë importet e naftës së papërpunuar ruse deri më 2023, një lëvizje që kryeministri italian, Mario Draghi e ka quajtur “sukses të plotë” që “disa ditë më parë as që do të ishte e pabesueshme”.

 

Pavarësisht sanksioneve të sanksioneve të mëhershme ndaj Rusisë, rafineria e naftës e Italisë në Sicili, që është në pronësi të kompanisë ruse, Lukoil, çuditërisht ka rritur prodhimin nga 15 në 100 për qind të naftës së papërpunuar ruse.

 

Advertisement

Italia në maj kishte pranuar afër 400,00 fuçi naftë ruse në ditë, katër herë më shumë sesa nivelet e importeve para pushtimit të Ukrainës, thuhet në të dhënat e kompanisë Kpler.

“Italia është shteti i vetëm që ka rritur importet e naftës në Evropë”, thanë nga instituti ISPI.

 

Italia para pushtimit rus të Ukrainës, që nisi më 24 shkurt, është bërë importuesja tretë më e madhe e naftës ruse. Para pushtimit ajo ishte importuesja e gjashtë në Evropë./R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy