Italia u rikthehet ditëve të prillit/ Konfirmon mbi 4 mijë raste të reja me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italia u rikthehet ditëve të prillit/ Konfirmon mbi 4 mijë raste të reja me COVID-19

Italia ka regjistruar 4,458 infeksione të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është hera e parë që vendi ka tejkaluar 4 mijë raste në një ditë të vetme që nga mesi i prillit. Gjithashtu, u raportuan 22 vdekje të lidhura me koronavirusin të enjten.

 

Italia numëron gjithsej 36.083 viktima. Duhet theksuar se Italia, megjithatë, po regjistron d më pak raste ditore sesa disa vende të tjera të mëdha evropiane, të tilla si Franca, Spanja dhe Britania.

 

Advertisement

Hera e fundit që Italia konfirmoi më shumë se 4,000 raste në ditë ishte në 12 prill, me 4,092 të infektuar.

Italia u rikthehet ditëve të prillit/ Konfirmon mbi 4 mijë raste të reja me COVID-19 shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy