Italia zgjodhi ekstremin e djathtë/ Meloni: Ne do të qeverisin për të gjithë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italia zgjodhi ekstremin e djathtë/ Meloni: Ne do të qeverisin për të gjithë

Xhorxhia Meloni fitoi zgjedhjet në Itali. Ashtu siç ishte parashikuar koalicioni i qendrës së djathtë arriti të rrëmbente 43.3 % të votave në Apenine.

 

“Fratelli di Italia” e Melonit udhëheqë brenda koalicionit me 26.1% të votave e ndjekur nga “Lega” e Mateo Salvinit me 8.9 % dhe “Forza Italia” e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni me 8.3%. Ndërkohë qendra e majtë nuk arrin të marrë më shumë se 27% të votave.

 

Advertisement

Partia Demokratike siguroi 19%, ndërsa “Lëvizja 5 Yje” konsolidoi vendin e dytë brenda të majtëve duke siguruar rreth 15.4%  edhe pse këto zgjedhje kishin një pjesëmarrje vetëm 64 % ose 9 % më pak se në 2018.

 

Menjëherë pas fitore Xhorxhia Meloni tha se “Fratelli di Italia” do të qeverisë për të gjithë qytetarët.

 

Advertisement

XHORXHIA MELONI

FRATELLI DI ITALIA

Kjo nuk është një pikë mbërritjeje, por e nisjes. Italia ka zgjedhur një qeveri të qendrës së djathtë të udhëhequr nga Fratelli di Italia dhe ne do të qeverisim për të gjithë. Më vjen keq për abstenimin, tani sfida do të jetë rindërtimi i marrëdhënieve mes shtetit dhe qytetarëve.

 

Advertisement

Edhe ish-kryeministri Xhuzepe Konte komentoi rezultatin e “5 Yjeve” duke u shprehur se ata janë forca e tretë politike në vend dhe kanë përgjegjësi të madhe përpara qytetarëve.

Tashmë Meloni pritet të mandatohet nga presidenti Sergio Matarella për formimin e qeverisë, gjë e cila do ta bënte atë gruan e parë kryeministre. Qendra e djathë në Itali rikthehet në pushtet që pas luftës së dytë botërore edhe pse kjo ka shtuar ankthin në eurozonë për shkak të prirjes kundër politikave të bllokut.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy