Izraeli bombardime në Rafah, dhjetëra të vdekur, ministrat e Jashtëm të BE mblidhen me urgjencë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Izraeli  ka vijuar bombardimet në Rripin  e Gazës. Të paktën 40 persona kanë mbetur të vdekur në Rafah  nga sulmet e fundit  ajrore mes tyre edhe dy zyrtare të Hamasit.

Ministrja e shëndetësisë  së Gazës ka bërë me dije se pjesa më e madhe e viktimave dhe të plagosurve janë gra dhe fëmijë.

Për shkak të situatës katastrofike në Lindjen e Mesme sot ministrat e jashtëm të BE-së janë mbledhur në Bruksel. Përpara takimit Përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borell ka deklaruar se fokusi i diskutimeve do të jetë  gjendja në Gaza si dhe zbatimi i vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare penale  për ti dhënë fund ofensivës ushtarake të Izraelit .

“Epo, ne nuk kemi fuqi magjike, por e rëndësishme është se cili është qëndrimi i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në lidhje me zbatimin e këtij vendimi të Gjykatës. Të gjithë janë dakord se vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të detyrueshme dhe ato duhet të zbatohen. Le të shohim se çfarë mendojmë për këtë dhe si duam të reagojmë ne  Shtetet Anëtare”, tha Borrell.

Advertisement

Sipas Borell, etiketimi i prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale si antisemit është i papranueshëm.

“Prokurori dhe Gjykata janë akuzuar për antisemitizëm – si gjithmonë kur dikush,  bën diçka që qeveria e Netanyahut nuk i pëlqen. Mendoj se akuzat për antisemitizëm ndaj Prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale janë krejtësisht të papranueshme”, u shpreh ai.

Pjesë e diskutimeve pritet te jete edhe njohja e shtetit  të Palestinës si dhe  kriza humanitare në Gaza. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy