Izraeli intensifikon sulmet në Gaza; OKB kërkon armëpushim të menjëhershëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli intensifikon sulmet në Gaza; OKB kërkon armëpushim të menjëhershëm

Sulmet izraelite janë intensifikuar gjatë natës në rripin e Gazës. Shpërthime të forta janë raportuar në pjesën veriore, ndërsa sistemi i komunikimit shkoi në kolaps.

 

Ushtria izraelite ka deklaruar se e ka rrethuar plotësisht rripin dhe se e ka ndarë atë në dy pjesë. Zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari i quajti operacionet e fundit një fazë të rëndësishme të luftës.

 

Advertisement

DANIEL HAGARI

ZËDHËNËS  USHTRISË IZRAELITE

 

“Sot kemi Gazën Jugore dhe Gazën veriore. Kjo është një fazë e rëndësishme e luftës. Trupat tanë kanë mbërritur në të gjithë vijën bregdetare dhe po e mbajnë atë”

Advertisement

 

Mediat izraelite raportojnë forcat e ushtrisë mund të futen në qytetin e Gazës brenda 24 orëve.

 

Ndërkohë, krerët e 18 agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të mëdha humanitare lëshuan si rrallëherë një deklaratë  të përbashkët duke bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm humanitar.

Advertisement

 

ORGANIZATA HUMANITARE

“Një popullatë e tërë është rrethuar dhe sulmuar, po i mohohet aksesi në nevojat  thelbësore për mbijetesë, shtëpitë e tyre po bombardohen, strehimoret, spitalet dhe vendet e shenjta po ashtu. Kjo është e papranueshme”

 

Advertisement

Jordania ka hedhur nga ajri disa ngarkesa ndihmash mjekësore për një spital në rripin e Gazës, operacion për të cilin ushtria izraelite tha se ishte në koordinim.

 

Ndërkohë tensionet janë ndezur sërish në kufirin jugor të Libanit mes forcave të ushtrisë izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit që mbështeten nga Irani. Nga këto përplase raportohet për disa civilë të vdekur.

 

Advertisement

Britania e madhe ka njoftuar se po tërheq pjesërisht stafet diplmatike nga Beiruti.Po ashtu tensione ka patur edhe në Bregun Perëndimor ku gjatë natës janë arrestuar 70 palestinezë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy