Izraeli miraton masat e reja kufizuese: Green Pass edhe për fëmijët nga 3 vjeç e sipër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli miraton masat e reja kufizuese: Green Pass edhe për fëmijët nga 3 vjeç e sipër

Qeveria e Izraelit ka miratuar një ditë më parë masat e reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së pandemisë së Covid-19, ku bie në sy një shtrirje e mëtejshme e Green Pass e cila, nga 18 gushti, do të aplikohet nga mosha 3 vjeç e sipër.

Përveç kësaj, ndër masat e reja nga data 18 gusht do të rifutet në qendrat tregtare dhe zonat tregtare edhe “Kodi i Purpurt”, që autorizon praninë maksimale të një personi çdo shtatë metra katrorë. Paralelisht, qeveria miratoi një alokim të jashtëzakonshëm për spitalet që të forcojnë menjëherë strukturat e tyre.

Sipas kryeministrit Naftali Bennett “ekziston një garë midis përhapjes së pandemisë Delta dhe fushatës së vaksinimit. Ne duhet të jemi gati të përballemi me një situatë në të cilën ka një rritje të njëkohshme të shtrimeve në spitale në të gjitha spitalet. Ne duhet të blejmë kohë që fushata e vaksinimit të hyjë në fuqi”, theksoi ai.

Nga 30 korriku deri dje, doza e tretë e vaksinës Pfizer u administrua në 713,000 persona mbi 60 vjeç të cilët ishin vaksinuar me dy doza mbi pesë muaj më parë. Ndërkohë dy dozat e para të vaksinimit në grupet e të rinjve janë të ngadalta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy