minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Izraeli nuk kërkon më pasaportë të vaksinës - Struga.info


Izraeli nuk kërkon më pasaportë të vaksinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli nuk kërkon më pasaportë të vaksinës

Izraeli ka anuluar kërkesën e dëshmisë së vaksinimit për koronavirus, pavarësisht shifrës rekorde të personave të sëmurë nëpër spitale.

 

Prej të hënës, 7 shkurt, njerëzit do të duhet të vërtetojnë se kanë qenë të vaksinuar apo janë shëruar, duke treguar “pasaportën e gjelbër”, vetëm kur marrin pjesë të ngjarje të mëdha, siç janë martesat.

 

Advertisement

Kjo nënkupton se secili mund të shkojë në restorant, kinema dhe hotele, pa pasur nevojën e prezantimit të dëshmisë së testit negativ në koronavirus.

 

Ky ndryshim i rregullave nënkupton se kur njerëzit e pavaksinuar largohen nga Izraeli, nuk duhet të tregojnë se janë negativë në këtë virus.

 

Advertisement

Ky lehtësim vjen pavarësisht faktit që më shumë se 1,200 persona të infektuar me koronavirus janë nëpër spitale.

 

Kjo është shifra më e madhe e të hospitalizuarve prej shpërthimit në pandemisë, në këtë shtet me 9.4 milionë banorë.

 

Advertisement

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht 1,235 pacientë janë të sëmurë rëndë në Izrael./ Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy