minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Izraeli nuk ndal sulmet, disa palestinezë të vrarë në jug të rripit të Gazës - Struga.info


Izraeli nuk ndal sulmet, disa palestinezë të vrarë në jug të rripit të Gazës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli nuk ndal sulmet, disa palestinezë të vrarë në jug të rripit të Gazës

Nuk ndalet sulmet e izraelit ndaj Gazës.

Forcat izraelite kanë vrarë disa palestinezë  dhe kanë ndaluar rreth 80 të tjerë në operacionet e zhvilluara në 24 orët e fundit në qytetin jugor Han Junis .

Situata paraqitet katastrofike në rripin e Gazës, ndërsa një  kolonë kamionësh e OKB  që transportonte ushqime është goditur nga Izraeli

Sipas ushtrisë izraelite në mesin e të ndaluarve ka persona të cilët akuzohen për pjesëmarrje në vrasjet dhe rrëmbimet e 7 tetorit.

Advertisement

Ushtria ka vijuar ofensivën në jug të Gazës edhe gjatë fundjavës, duke paralajmëruar se forcat tokësore mund të përparojnë drejt qytetit Rafah, si pjesë e fushatës për të zhdukur Hamasin.

Në përpjekje për të arritur një marrëveshje të re armëpushimi në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka udhëtuar në Lindjen e Mesme./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy