Izraeli përgatitet për të filluar sulmin në Rafah

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli përgatitet për të filluar sulmin në Rafah

Ndërsa lufta Izrael-Hamas vazhdon në muajin e saj të shtatë, sulmet të dielën dukej se ishin të përqendruara në kufirin me Libanin dhe Bregun Perëndimor, por zyrtarët izraelitë thanë se operacione të mëtejshme ishin autorizuar në Rripin e Gazës.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit Herchi Halevi ka miratuar masa të mëtejshme, tha dje zëdhënësi i forcave të armatosura, kundëradmirali Daniel Hagari.

Sipas kanalit televiziv shtetëror izraelit Kan, ndër planet e miratuara është një operacion në Rafah, në kufirin e mbyllur me Egjiptin, pavarësisht presionit nga shumë vende për të mos vazhduar me një sulm tokësor në shkallë të gjerë në qytetin ku janë afro 1.5 milionë palestinezë, shumica dërrmuese e zhvendosur nga zona të tjera të enklavës së vogël.

Urdhrat për evakuimin e nxituar të civilëve duhet të priten së shpejti, sipas të njëjtit burim.

Advertisement

Pavarësisht shqetësimeve të komunitetit ndërkombëtar, përfshirë aleatin kryesor të Izraelit, SHBA-në, udhëheqja izraelite e karakterizon operacionin në Rafah, të cilin e konsideron si bastionin e fundit të Hamasit, si të domosdoshëm për të shkatërruar njësitë e fundit të krahut të tij ushtarak.

Më herët dje, në një video përpara Pashkës hebraike, kryeministri Netanyahu tha se ushtria e tij së shpejti do t’i japë “goditje më të dhimbshme” Hamasit në Rripin e Gazës. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy