Izraeli rikthen izolimin e plotë/ Qytetarët protestojnë kundër vendimit të qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli rikthen izolimin e plotë/ Qytetarët protestojnë kundër vendimit të qeverisë

Izraeli ndodhet sërish në izolim të plotë, një përpjekje kjo e qeverisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit, duke u bërë kështu vendi i parë në botë që rikthen karantinën në nivel kombëtar.

Vendimi hyri në fuqi të premten, dhe autoritetet thanë se u mor pas situatës së fundit të krijuar nga Covid 19. Aktualisht vendi ka 46 mijë raste aktive, nga 175 mijë në total dhe 557 të infetuar në gjendje kritike.

Qytetarët izraelit janë të detyruar që për 3 javë të zbatojnë rregullat në fuqi, që do të thitë mbyllje e shumë bizneseve, pengim i lëvizjes së lirë dhe I tubimeve politike.

Vendimi vjen në një kohë që vendi kremton Vitin e Ri hebraik, duke ndaluar vizitat në familjarët si dhe shërbimet e lutjeve.

Advertisement

Kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëroi se mund të jenë të nevojshme masa edhe më të rrepta për të parandaluar mbingarkesën në spitale.


BENJAMIN NETANJAHU
KRYEMINISTER I IZRAELIT

Advertisement

“Situata mund të vështirësohet dhe ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveç se të rikthkthejmë masa edhe më të rrepta. Unë nuk po përpiqem të imponoj izolimin e qytetarëve të Izraelit pa arsye, por nuk do të hezitoj të shtoj kufizime të mëtejshme nëse është e nevojshme për shëndetin e tyre”

Por masat e reja janë kundërshtuar nga mijëra njerëz të cilët protestuan në Tel Aviv.

Advertisement

Mes tyre kishte edhe mjekë e shkencëtarë të cilët u shprehën se rikthimi i izolimit, do të jetë joefektiv.

Izraeli rikthen izolimin e plotë/ Qytetarët protestojnë kundër vendimit të qeverisë shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy