Izraeli sulmon edhe Sirinë, goditen depot e armatimit të Hezbollah në Alepo, 38 viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli sulmon edhe Sirinë, goditen depot e armatimit të Hezbollah në Alepo, 38 viktima

38 persona kanë mbetur të vdekur në Siri, pas sulmeve izraelite herët këtë të premte në afërsi të depove të armatimeve të Hezbollahut në këtë shtet.

Sipas autoriteteve vendase sulmet ajrore nisën rreth orës dy të mëngjesit dhe kishin shënjestër disa zona në afërsi të aeroportit të Aleppos në veri të vendit.

Në njoftim thuhet gjithashtu se mes viktimave kishte edhe civilë, por nuk përcaktohet numri i tyre, ndërsa mediat kanë bërë me dije se të vdekur kanë mbetur edhe 5 ushtarë të Hezbollahut.

Sulmi izraelit në territorin sirian vjen si pjesë e fushatës së intensifikuar kundër aleatëve të Iranit në rajon.

Advertisement

Që prej sulmit të Hamasit në 7 tetor, Tel Avivi ka shtuar goditjet si ndaj Hezbollahut ashtu edhe ndaj Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane, të cilët kanë prezencë të lartë në provicën e Aleppos por edhe në ktyeqytetin Damask.

Sulmi i kësaj të premteje në Siri është më vdekjeprurësi i muajve të fundit ndërsa ushtria izraelite ka refuzuar ta komentojë deri më tani. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy