Izraeli sulmon me raketa Rripin e Gazës/ 13 viktima deri tani, mes tyre edhe fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli sulmon me raketa Rripin e Gazës/ 13 viktima  deri tani, mes tyre edhe fëmijë

Të paktën 13 persona u vranë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës. Lajmi u bë I ditur nga autoritetet lokale palestineze.

 

Ushtria izraelite nga ana e saj njoftoi se kishte kryer operacione që kishin në shënjestër tre komandantëve të Brigadave al-Quds, krahut të armatosur të lëvizjes islamike palestineze që Izraeli e konsideron “terroriste”.

 

Advertisement

Palestinezet konfirmuan në një deklaratë vdekjen e tre zyrtarëve të identifikuar si Jihad Ghannam, sekretar i Këshillit Ushtarak të Brigadave Al-Quds, Khalil Al-Bahtini, anëtar i të njëjtit këshill dhe komandant i Brigadave për Rripin e Gazës Veriore. dhe Tareq Ezzedine, “një nga udhëheqësit e aksionit ushtarak” të lëvizjes në Bregun Perëndimor të pushtuar.

 

 

Ndërkohë, një gjendje gatishmërie është shpallur nga Izraeli në zonën përreth Rripit të Gazës, nga frika e lëshimeve të raketave nga Xhihadi Islamik. Rrugët izraelite afër Rripit të Gazës janë mbyllur dhe trafiku në linjën hekurudhore është ndërprerë në pjesën midis Ashkelon dhe Sderot. Banorët e zonës janë urdhëruar të qëndrojnë pranë godinave.

Advertisement

 

“Një krim i urryer i kryer nga pushtuesit izraelit”. Kështu, Ministria e Jashtme e Autoritetit Kombëtar Palestinez (PNA) dënoi, sulmet izraelite në Gaza në të cilat u vranë 13 persona, duke përfshirë 4 gra dhe 4 fëmijë dhe 3 komandantë të lartë të Xhihadit Islamik.

 

Më pas PNA i kërkoi komunitetit ndërkombëtar “ndërhyrje urgjente për të ndaluar agresionin kundër popullit palestinez” duke nënvizuar nevojën për “një marrëveshje politike të negociuar” për konfliktin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy