Izraelitët vrasin 5 palestinezë/ Forcat e sigurisë sulmojnë grupin e armatosur në bregun perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraelitët vrasin 5 palestinezë/ Forcat e sigurisë sulmojnë grupin e armatosur në bregun perëndimor

Një operacion i forcave izraelite të sigurisë në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor ka lënë të paktën 5 palestinezë të vdekur dhe rreth 20 të plagosur. izraelitet bastisën një zonë të një grupi të armatosur në qytetin e dytë më të madh të Bregut Perëndimor, duke hedhur në erë një laborator eksplozivash dhe duke u përfshirë në një përplasje me arme zjarri me palestinezë të armatosur.

 

Viktimat si dhe të plagosurit ishin të rinj. Operacioni u zhvillua gjatë orëve të natës dhe ishte një ndër më vdekjeprurësit e këtij viti. Pamjet tregojnë flakë dhe tym.

 

Advertisement

Ushtria izraelite tha se objektivi i bastisjes ishte një grup personash të armatosur përgjegjës për vrasjen e një ushtari izraelit.

 

Më shumë se 125 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor këtë vit. Luftimet janë shtuar që kur një seri sulmesh palestineze vranë 19 persona në Izrael në pranverë. Ushtria izraelite pretendon se shumica e palestinezëve të vrarë kanë qenë militantë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy