“Ja plazhi, ja plazhi, me gjona t’mira, me gjona t’bukra plazhi i Divjakës”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ja plazhi, ja plazhi, me gjona t’mira, me gjona t’bukra plazhi i Divjakës”

Nga Erjon Braçe

Ooo Zoot! Mbaji mendjen ketij njeriu, Lylzim quhet! Shihe oo Zot;

Ne #ditepune-e enjte sot, ne #ditepazari-e enjte sot, ne #orepune-shiheni, ora 10.38, 10.39, 10.40, kryeministri ne fryrje, shkon ne #Divjake e bertet me te madhe;

Ja plazhi, ja plazhi, me gjona t’mira, me gjona t’bukra plazhi i Divjakes, po eshte bosh, ska njerez, nuk pushon njeri, ja plazhi ja plazhi!

Advertisement

Natyrisht, nje njeri qe nuk ben asgje, nuk punon por pune quan videoselfie, as e ka idene se ku punohet, kur punohet, sa ore punohet, kur vilet prodhim, kur tregetohet!

Ndaj, shkon ne #Divjake dhe, I kerkon njerezit ne dite pune, ore pune, ne resort e restorant, plazh, nderkohe qe ata jane ne fushat e serat e #punes.

Ule koken qesharak dhe shprehu mirenjohjen atyre njerezve qe jane ne pune e jo ne plazh, prej tyre, tamam atyre ne #Myzeqe-Divjake, Lushnje, Berat, Fier, Belsh, ha zotrote, mbeti ndezur ekonomia!

E para puna, pastaj restoranti e pishina; Puna Lylezim, puna! Puna vlen, puna mban, puna nderon! Ti se kupton kete, ndaj ke dite qe rri tek pishina!

Advertisement

E dyta, ti nuk di gje, ti je thjesht nja nga agjitatoret e hicit! Ti flet per Covid ne #Divjake?
Meso tutkun; Per kater muaj rresht, Divjaka mbeti e paster, jo me facebok, por me mundin e sakrificat e disa dhjetera mjekeve te familjes, epidemiologeve, policeve, administratoreve vendore, te cilet, ju gjenden cdo banori, vendas apo kthyer nga emigrimi; Vizituan, karantinuan, mbrojten nga Covid 19.

Hapja e mbushur me te papergjegjshem si ty, sharlatane e te pakujdesshem,
solli disa te infektuar ne Divjake;
Sot, shumica e tyre jane te sheruar dhe nje pakice ne sherim e siper, pa asnje humbje!

Klodi Fish duhet te ta kish thene kete!
Ashtu sic duhet te te detyronte te mbaje maske, mos jepje doren, te laje duart!
Kur si ben keto, qepe gojen kur e shqyen per coronavirusin, je nje i demshem dhe kaq.

E treta, kur premton si lopa, te pakten meso; Urdhero, njerezit nuk ishin ne plazh sepse cmimi i shalqinit prej dy ditesh eshte edhe me lart se mesatarja, 170 leke per kilograme dhe, ata duhet ti pergjigjen tregut, po vjelin.

Advertisement

Jane te ardhurat e punes, jo parate e premtimeve si lopa!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy