Jack Teixeira akuzohet për rrjedhje informacioni nga Pentagoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jack Teixeira akuzohet për rrjedhje informacioni nga Pentagoni

Jack Teixeira, anëtar 21-vjeçar i Gardës Kombëtare Ajrore të Masaçusets, dyshohet se ka publikuar dokumente të klasifikuara nga Pentagoni, sipas dy pikave të Aktit të Spiunazhit.

 

Gjatë një seance të shkurtër në gjykatën në Boston, prokurorja amerikane Nadine Pellegrini tha se qeveria do të kërkojë 10 vjet burg për secilën nga akuzat, me të cilat përballet Teixeira, raporton Guardian.

 

Advertisement

Të dyshuarit nuk iu kërkua të deklarohej për fajësinë, gjë që ka të ngjarë të ndodhë të mërkurën, kur gjyqtari do të dëgjojë argumentet për paraburgimin e tij para gjykimit.

 

Me çfarë akuzash përballet?

 

Teixeira dyshohet për heqje dhe mbajtje të paautorizuar të dokumenteve dhe materialeve konfidenciale.

Advertisement

 

BBC shkruan se në padinë ndaj tij, thuhet se ai kishte qasje në të dhënat më të klasifikuara që nga viti 2021, në pozicionin e tij në Gardën Kombëtare Ajrore të Masaçusets.

 

Ai punoi si ekspert i IT-së, përgjegjës për rrjetet e komunikimeve ushtarake, duke përfshirë kabllot dhe qendrat e tyre.

Advertisement

 

Teixeira dyshohet se ka nxjerrë dokumente shumë të ndjeshme nga qeveria amerikane në lidhje me luftën në Ukrainë dhe aleatët e SHBA-së. Ai u identifikua si drejtuesi i grupit të bisedave në internet, ku u shfaqën dokumentet për herë të parë.

 

Javën e kaluar, Sekretariati i Drejtësisë nisi një hetim penal pasi çështja u përcoll nga Pentagoni, i cili ende po vlerëson dëmin e shkaktuar nga publikimi i të dhënave të supozuara të inteligjencës, raporton Reuters.

Advertisement

 

Megjithatë, Pentagoni thotë se publikimi i dokumenteve paraqet “rrezik shumë serioz për sigurinë kombëtare”.

Çfarë thuhet në dokumente?

 

Pretendohet se disa nga dokumentet ofrojnë detaje rreth aftësive ushtarake dhe problemeve në ushtrinë ukrainase, si dhe informacione për aleatët e SHBA-së, si janë: Izraeli, Koreja e Jugut dhe Turqia.

Advertisement

 

Reuters ka pasur qasje në më shumë se 50 dokumente të shënuara si “sekrete” ose “tepër sekrete”, por nuk e ka konfirmuar në mënyrë të pavarur vërtetësinë e tyre. Besohet se ka më shumë se 100 dokumente, të cilat kanë rrjedhur.

 

Disa vende të caktuara kanë vënë në dyshim saktësinë e disa prej dokumenteve , ndërkaq Britania e Madhe ka thënë se ka “nivel serioz” të informacioneve të pasakta.

Advertisement

 

Gjithashtu, ndër informacionet që u shfaqën, janë pretendimet se Serbia, si i vetmi vend evropian që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, përveç Turqisë, po eksporton armë në Ukrainë.

 

Presidenti i këtij shteti, Alleksandar Vuçiq i mohoi këto pretendime, dy ditë pasi Reuters raportoi për dokumentet e zbuluara.

Advertisement

 

Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se nuk është shumë i shqetësuar për dokumentet që dolën në publik, por është për faktin se pse ka ndodhur kjo.

 

Teixeiran ka punuar në bazë ushtarake dhe ka ndarë materiale në një grup privat në internet, raportoi Washington Post, më 13 prill.

Advertisement

 

Zyrtarët amerikanë nuk e kanë konfirmuar vërtetësinë e dokumenteve, imazhet e të cilave qarkulluan në platformat e mediave sociale për javë të tëra dhe shkaktuan alarm te disa aleatë të SHBA-së.

 

Dy anëtarë të grupit në platformën sociale online Discord, thanë për Washington Post-in se qindra faqe materiale ishin postuar atje nga një burrë, i cili u tha atyre se punonte në një bazë ushtarake amerikane dhe se kishte marrë dokumentet me vete në shtëpi.

Advertisement

 

Dhjetëra fotografi të dokumenteve janë gjetur ditët e fundit në Twitter, Telegram, Discord dhe faqe të tjera, megjithëse disa mund të kenë qarkulluar në internet prej javësh, nëse jo muajsh, përpara se të fillonin të fitonin vëmendjen e mediave.

 

Zyrtarët amerikanë nuk kanë konfirmuar publikisht se materialet e paraqitura në foto janë origjinale dhe vërtetësia e tyre nuk mund të verifikohej menjëherë në mënyrë të pavarur.

Advertisement

 

Pentagoni thotë se publikimi përfaqësonte “rrezikun shumë serioz për sigurinë kombëtare”.

 

Rrjedhja e dokumenteve shpërfaqi shqetësimet e SHBA-së lidhur me kundërofensivën e ardhshme ukrainase kundër forcave ruse dhe paralajmëroi se ajo kishte spiunuar aleatët Izraelin dhe Korenë e Jugut./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy