“Jemi në situatën më të vështirë të pandemisë”, Gjermania ngre alarmin: Do të shkojmë në mbyllje totale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jemi në situatën më të vështirë të pandemisë”, Gjermania ngre alarmin: Do të shkojmë në mbyllje totale

Kreu i Institutit Robert Koch në Gjermani, Lothar Whiler po flet për herë të parë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme që nga fillimi i pandemisë.

Ai shprehet se sistemi shëndetësor është mbipopulluar me pacientë dhe përvec vaksinimit të detyruar do të ketë dhe një bllokim total nga 1 shkurti, në rast se situata nuk ndryshon.

Sipas mediave të huaja, për “urgjencën kombëtare” foli pak më parë dhe ministrja e Shëndetësisë Jens Spann dhe la të hapur mundësinë e vendosjes së një bllokimi të ri të përgjithshëm, ndërsa Ëiler e përshkroi situatën aktuale si “një shpërthim të madh të koronavirusit”.

“MJemi në situatën më të vështirë të pandemisë”, theksoi ministrja dhe pranoi se shteti duhet ta kishte vënë në dukje më herët se me një shkallë kaq të ulët vaksinimi, vala e katërt nuk mund të shmangej.

Advertisement

Duke iu drejtuar atyre që ende refuzojnë të vaksinohen, ministrja e Shëndetësisë u shpreh me një ton më të ashpër: “Nuk e kuptoj, çfarë duhet të ndodhë tjetër? Nuk mund t’i tërheqim të gjithë në një repart të terapisë intensive.

Dhe nuk mendoj për një vaksinim të detyrueshëm, sepse vetëm me vaksinim, nuk do ta thyejmë më këtë valë, diçka që na duhet në afat të shkurtër. Prandaj nevojiten kufizime shtesë të kontaktit, si bllokim për të pavaksinuarit”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy