“Jemi të përgatitur për të vepruar”, Blinken paralajmëron Rusinë: Çdo veprim i juaj do të ketë pasoja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jemi të përgatitur për të vepruar”, Blinken paralajmëron Rusinë: Çdo veprim i juaj do të ketë pasoja

“Jemi të përgatitur për të vepruar!”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ia ka bërë të qartë Rusisë se në rast se ata veprojnë siç kanë bërë gjatë kohëve të fundit me Ukrainën, çdo lëvizje e tyre do të ketë pasoja.

Gjatë një fjalimi në ministerialin e NATO-s të mbajtur në Riga të Estonisë, Blinken e ka qartësuar pozicionin amerikan edhe më tej, duke e vendosur atë në të njëjtën linjë me aleatët.

Kjo përgjigje, ndaj rusëve, është më se e qartë, me përgjigje direkte ndaj Moskës nëse do të duhet.

Advertisement

Ndër këto lëvizje, ajo më e mundshmja është sanksionimi ekonomik. Sekretari i Shtetit nuk ka dhënë detaje mbi mënyrën si ato do të shtrihen, por ka theksuar faktin se janë të mundshme.

Pavarësisht qëndrimit, Blinken e vlerëson atë diplomatike, si rrugën e vetme drejt zgjidhjes së problemit.

“Nuk po kërkojmë konflikt. Marrëveshja e Minsk-ut është arritur, por ajo nuk është zbatuar nga ana e Rusisë. Ne i kërkojmë Moskës të marrë hapat e nevojshëm për t’u kthyer në armëpushim dhe për të ndaluar destabilizimin që kërkon të krijojë”, vijoi kryediplomati amerikan.

Sipas tij, në 10 muaj të administratës Biden, SHBA-të e kanë treguar qartë se mund t’u përgjigjen rusëve. Këtë gjë, e ka bërë edhe vetë presidenti Joe Biden ndaj homologut Vladimir Putin.

Advertisement

“Presidenti Biden ia ka bërë të qartë presidentit Putin se ne duam që marrëdhënia të jetë e qëndrueshme. Nuk kërkojmë surpriza përgjatë rrugës”.

Për këtë, ai siguroi se të gjitha forcat e NATO-s janë të gatshme të ndërhyjnë në rajonin e Donbass-it, nëse nevoja lind.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy