Jep dorëheqjen nga qeveria e jashtëzakonshme ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jep dorëheqjen nga qeveria e jashtëzakonshme ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz

Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, ka dhënë dorëheqjen nga qeveria emergjente, një shenjë e thellimit të ndarjeve mbi planet e kryeministrit Benjamin Netanyahu për Gazën pas konfliktit.

Duke folur gjatë një konference shtypi në Tel Aviv të dielën, ku njoftoi dorëheqjen e tij, Gantz tha se vendimi ishte marrë me pikëllim të madh.

“Fatkeqësisht, zoti Netanyahu po na pengon t’i afrohemi fitores së vërtetë”, tha ai.

I konsideruar nga disa si një sfidues i mundshëm për pushtetin në Izrael, Gantz i bëri thirrje Netanyahu të caktojë një datë për zgjedhjet.

Advertisement

Netanyahu u përgjigj me një postim në X: “Benny, nuk është koha për të lënë fushatën, është koha për të bashkuar forcat.”

Gantz është një rival politik i Netanyahut dhe një ish-shef i shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Partia e tij qendrore Uniteti Kombëtar ishte në opozitë deri më 11 tetor 2023, kur, pas fillimit të luftës pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit, ai ra dakord të formonte një qeveri emergjente me zotin Netanyahu.

Uniteti Kombëtar mban pesë poste në qeverinë e emergjencës.

Advertisement

Udhëheqësi aktual i opozitës Yair Lapid e quajti vendimin e Gantz si “të rëndësishëm dhe të drejtë” në mediat sociale.

Menjëherë pas njoftimit, ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir kërkoi një vend në kabinetin e luftës.

Ben-Gvir është pjesë e një koalicioni të krahut të djathtë që ka kërcënuar se do të largohet dhe do të rrëzojë qeverinë nëse Izraeli pranon një propozim armëpushimi të paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden.

Një gjeneral i ushtrisë në pension dhe kritik i shpeshtë i Netayanhut, Gantz kishte qenë një anëtar i “kabinetit të luftës” vendimmarrës të Izraelit, së bashku me kryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant.

Advertisement

Gjatë konferencës për shtyp, Gantz tha se ai jo vetëm që do të jepte dorëheqjen personalisht nga qeveria, por edhe do të tërhiqej nga partia e Unitetit Kombëtar që ai drejton.

Lëvizja megjithatë nuk do të rrëzojë qeverinë izraelite.

Por vendimi e izolon më tej kryeministrin dhe nxjerr në pah ndarjet e thella politike mbi mënyrën se si ai po e drejton luftën./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy