“Jo aneksimit të bregut perëndimor”, SHBA: Mund të rrezikojë marrëveshjen e paqes për Gazën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërsa u nis për në Izrael, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar Tel Avivin duke kundërshtuar aneksimin e Bregut të uzurpuar Perëndimor. Ai ka thënë se hapat e ndërmarrë nga Parlamenti izraelit dhe dhuna e kolonëve po e rrezikojnë marrëveshjen e paqes për Gazën.

“Mendoj se presidenti e ka bërë të qartë se kjo nuk është diçka që mund ta mbështesim tani për tani. Në këtë kohë, është diçka që ne… mendojmë se mund të jetë kundërproduktive,”

I pyetur për dhunën në rritje të kolonëve ekstremistë izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, Rubio u përgjigj:

“Jemi të shqetësuar për gjithçka që mund ta destabilizojë atë për të cilën kemi punuar.”

Advertisement

Megjithatë, Rubio shprehu optimizëm për ruajtjen e marrëveshjes së paqes.

“Çdo ditë do të ketë kërcënime ndaj saj, por, në fakt, mendoj se jemi para afatit sa i përket zbatimit të marrëveshjes, dhe fakti që e kaluam këtë fundjavë është një shenjë e mirë.”

Ligjvënësit izraelitë votuan të mërkurën për t’i çuar përpara dy projektligje që synojnë aneksimin e Bregut Perëndimor, vetëm një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e ndërmjetësoi një marrëveshje që synon t’i japë fund luftës dyvjeçare në Rripin e Gazës.

Bregu Perëndimor është ndër tokat që Izraeli i pushtoi në luftën e Lindjes së Mesme në vitin 1967, dhe ku palestinezët, me mbështetje ndërkombëtare, kërkojnë ta krijojnë shtetin e tyre. Rreth 700.000 kolonë izraelitë jetojnë mes 2.7 milionë palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, të cilin Izraeli e aneksoi në një veprim që nuk njihet nga shumica e vendeve.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy