Në Zelandën e Re maskat e fytyrës nuk janë më të detyrueshme në transportin publik, në pjesën më të madhe të vendit, pasi numri i rasteve me koronavirus vazhdon të jetë në rënie.
Nga mesnata e së mërkurës, maskat do të kërkohen vetëm në Aukland, epiqendrën e shpërthimit të fundit të koronavirusit, por dhe në avionet e pasagjereve.
Autoritetet thanë se mbulimi i fytyrës nuk është i nevojshëm për publikun e gjerë, pasi nuk ka prova të transmetimit të koronavirusit në komunitet, që prej dhjetë ditësh.
Zelanda e Re është vlerësuar gjerësisht për trajtimin e pandemisë dhe jeta e përditshme atje është kthyer kryesisht në normalitet në muajin qershor, por virusi është rishfaqur në Aukland në gusht, ku kjo risolli izolimin e qytetit me te madh në Zelandën e Re.
Deri tani ky vend regjistron 25 viktima nga Covid-19 dhe 1800 raste ne total.
Jo më maska në transportin publik/ Zelanda e Re histori suksese në trajtimin e pandemisë shkruan Vizion Plus.