Jo vetëm politikanë, por edhe showbiz i përfshirë në “Pandora Papers”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jo vetëm politikanë, por edhe showbiz i përfshirë në “Pandora Papers”

Sekretet financiare offshore të të pasurve dhe të fuqishmëve janë vënë tashmë para syve të gjithë botës. “Pandora Papers”, siç u quajtën nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ) i cili i përpunoi ato në bazë të 11.9 milionë dosjeve të reja konfidenciale, tregojnë pasuritë e fshehura në parajsat fiskale të 35 udhëheqësve botërorë, mijëra VIP -ave dhe miliarderëve të planetit.

Nga Mbreti i Jordanisë te Tony Blair, nga Mbretëresha Elizabeth te Julio Iglesias dhe Claudia Shiffer, duke kaluar te Shakira dhe rrethi i ngushtë i bashkëpunëtorëve të Vladimir Putin, përfshirë të dashurën e tij.

Një tjetër personazh është edhe ish-super ylli i kriketit Sachin Tendulkar nga India. Po kështu në dokumentet e ashtuquajtura “Pandora Papers” shfaqen edhe emrat e Elton John dhe Ringo Star.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy