Jo vetëm shpërthim e protesta/ Libani regjistron numër të lartë rastesh të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jo vetëm shpërthim e protesta/ Libani regjistron numër të lartë rastesh të reja

Libani ka regjistruar 295 raste të reja të koronavirusit të hënën, ditën kur qeveria e vendit u tërhoq.

Gjithashtu, janë shënuar edhe katër humbje jete. Sipas autoriteteve vendase, numrin total i të infektuarve në Liban ka shkuar në 6.812, ndërsa të vdekurit janë 80.

Advertisement

Pak para se ministria të raportonte rritjen e rasteve të hënën, kryeministri Hassan Diab iu drejtua kombit, duke njoftuar dorëheqjen e tij dhe atë të qeverisë në vazhdën e shpërthimit vdekjeprurës javën e kaluar, të cilën ai e quajti një katastrofë.

Jo vetëm shpërthim e protesta/ Libani regjistron numër të lartë rastesh të reja shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy