Joe Biden i pikëlluar, i ngordh qeni me të cilin kishte jetuar prej 13 vitesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Joe Biden i pikëlluar, i ngordh qeni me të cilin kishte jetuar prej 13 vitesh

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka humbur qenin e tij pastor gjerman, të quajtur Champ, me të cilin kishte jetuar prej 13 vitesh.

 

Biden thotë se e gjithë familja humbi shokun e dashur, mikun që qëndroi pranë tyre në si momentet më të gëzuara, ashtu edhe në ditët më të trishta.

 

Advertisement

“Familja jonë humbi shokun e dashur Champ sot. Do të më marrë malli për të. Në momentet tona më të gëzueshme dhe në ditët tona më të pikëlluara, ai ishte atje me ne, i ndjeshëm ndaj çdo ndjenje dhe emocioni tonë të pashprehur. Ai donte të ishte kudo që ne ishim, gjithçka ishte më mirë kur ai ishte pranë nesh.”

 

 

Advertisement

Champ nuk ishte qeni i vetëm që jetonte në Shtëpinë e Bardhë, pasi Biden ka dhe një pastor tjetër.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy