Joe Biden miraton dërgimin e trupave në Europë, por “hap” bazat e NATO-s për Putin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Joe Biden miraton dërgimin e trupave në Europë, por “hap” bazat e NATO-s për Putin

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka miratuar zyrtarisht dërgimin e trupave shtesë në Europën Lindore. Zyrtarë amerikanë thanë për CNN se Pentagoni do të njoftojë gjithashtu nisjen e tyre në ditët në vijim. Shtimi i trupave amerikanë në Kontinentin e Vjetër bëhet në mbështetje të vendeve aleate të NATO-s që ndihen të kërcënuara nga lëvizjet ushtarake të Rusisë pranë Ukrainës, thanë zyrtarët.

Pentagoni pritet të njoftojë se mes mijëra trupave, do të jenë edhe 2000 ushtarë që do të dërgohen në Poloni, ndërsa disa mijëra të tjerë do të dërgohen në vendet e Europës juglindore, si Rumania, thanë burimet për CNN. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur në gjendje alerti 8500 trupa që ndodhen brenda territorit amerikan, në rast se NATO vendos të ndërmarrë veprime ushtarake, ndërkohë që kanë dhjetëra mijëra trupa të tjerë në Europë.

Ndërkohë, sipas një raportimi të “Bloomberg”, Biden i ka ofruar presidentit rus, Vladimir Putin, akses në bazat e NATO-s, në mënyrë që Moska të konfirmojë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë predha Tomahawk në Rumani, apo Poloni. Sipas “Bloomberg”, kjo lëvizje është bërë për të shmangur luftën në Ukrainë.

“Bloomberg” citon burime pranë Biden, sipas të cilave propozimi do të konfirmohet vetëm me miratimin e aleatëve, sidomos Polonisë dhe Rumanisë. Por, sipas marrëveshjes së propozuar nga pala amerikane, edhe rusët do të duhet të ndajnë të njëjtin informacion rreth disa bazave të tyre.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy