Joe Biden pranon të takohet me Putin për Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Joe Biden pranon të takohet me Putin për Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai amerikan Joe Biden kanë pranuar në parim të takohen në një samit të propozuar nga homologu i tyre francez Emmanuel Macron.

Ishte Franca që e njoftoi takimin duke shpjeguar se samiti do të përfshinte më pas “të gjitha palët e përfshira” dhe do të fokusohej në “sigurinë dhe stabilitetin strategjik në Evropë”.

Përgatitjet për takimin SHBA – Rusi do të fillojnë të enjten. Ndërkohë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se Rusia duket se po vazhdon përgatitjet për një sulm në shkallë të gjerë mbi Ukrainën.

Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë të gatshme të imponojnë sanksione të shpejta dhe të rënda nëse Rusia zgjedh luftën. Në rajonet lindore vijojnë përplasjet e armatosura ku deri tani kanë humbur jetën 2 ushtarë dhe 3 civilë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy