Joe Biden: SHBA e G7 ranë dakord për sanksione shkatërruese kundër Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Joe Biden: SHBA e G7 ranë dakord për sanksione shkatërruese kundër Rusisë

Në një mesazh në Twitter, presidenti i SHBA Joe Biden thotë se ai ra dakord me liderët e tjerë të G7 për të ecur përpara me paketat shkatërruese të sanksioneve dhe masave të tjera ekonomike ndaj Rusisë.

“Këtë mëngjes, u takova me homologët e mi të G7 për të diskutuar sulmin e pajustifikuar të Presidentit Putin ndaj Ukrainës dhe ramë dakord të ecim përpara në paketat shkatërruese të sanksioneve dhe masave të tjera ekonomike ndaj Rusisë. Ne qëndrojmë me popullin e guximshëm të Ukrainës” u shpreh ai.

Presidenti Biden do të flasë nga Shtëpia e Bardhë mbi situatën që po shpaloset në Ukrainë në orën 13:30 me orën lokale të SHBA  ose 19:30 me orën tonë.

Ndërkohë kryeministri Boris Johnson sapo ka njoftuar sanksionet e vendosura nga Britania e Madhe ndaj Rusisë:

Advertisement

Të gjitha bankat kryesore ruse do të kenë aktivitetet e tyre të ngrira dhe do të përjashtohen nga sistemi financiar i Mbretërisë së Bashkuar. Kjo do t’i ndalojë ata të kenë akses në pagesat e sterlinës dhe kleringut përmes Mbretërisë së Bashkuar. Kjo përfshin një ngrirje të plotë dhe të menjëhershme të bankës VTB.

Legjislacioni do të ndalojë kompanitë e mëdha ruse dhe shtetin të mbledhin financa ose të huazojnë para në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar

Ngrirja e aseteve do të vendoset për 100 individë ose subjekte të reja

Linja ajrore Aeroflot do të ndalohet të aterojë në Britaninë e Madhe

Advertisement
Do të ketë një pezullim të licencave të eksportit me përdorim të dyfishtë për të mbuluar gjërat që mund të përdoren për qëllime ushtarake

Brenda ditëve, Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë eksportet e artikujve të teknologjisë së lartë dhe pajisjeve të rafinerisë së naftës

Do të ketë një kufi për depozitat që rusët mund të bëjnë në llogaritë bankare të Mbretërisë së Bashkuar

Ai thotë se ka potencial për të hequr Rusinë nga pagesat e Swift dhe “asgjë nuk është jashtë tryezës”.

Sanksione të ngjashme financiare do të shtrihen në Bjellorusi për rolin e saj në sulmin ndaj Ukrainës

Advertisement

Mbretëria e Bashkuar do të sjellë pjesë të projektligjit për krimin ekonomik përpara pushimeve të Pashkëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy