Joe Biden: Trupat e SHBA do të qëndrojnë në Afganistan deri sa të evakuohet çdo amerikan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Joe Biden: Trupat e SHBA do të qëndrojnë në Afganistan deri sa të evakuohet çdo amerikan

Presidenti Joe Biden premtoi trupat amerikane do të qëndrojnë në Afganistan derisa të evakuohet çdo amerikan, edhe nëse kjo do të kërkonte të mbahej një prani ushtarake atje përtej afatit të 31 gushtit.

Presidenti hodhi poshtë kritikat se Shtetet e Bashkuara duhet të kishte bërë më shumë për të planifikuar evakuimin dhe tërheqjen, që është shoqëruar me skena dhune dhe kaosi, ndërsa mijëra vetë u përpoqën të largohen, ndërsa talebanët morën pushtetin.

Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë “gjithçka në fuqinë e tyre” për të evakuuar amerikanët dhe aleatët amerikanë nga Afganistani para afatit.

“Nëse kanë mbetur qytetarë amerikanë, ne do të qëndrojmë derisa t’i nxjerrim të gjithë”.

Advertisement

Në Afganistan janë gati 15,000 amerikanë, pasi talebanët morën kontrollin e plotë të vendit fundjavën e kaluar.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se ushtria amerikane nuk ka forca dhe fuqi luftarake ajrore në Afganistan për të zgjeruar misionin e saj aktual përtej sigurimit të aeroportit të Kabulit për të grumbulluar amerikanët dhe afganët në rrezik diku tjetër në kryeqytet dhe për t’i shoqëruar ata për t’u evakuuar.

Pyetja nëse ata që kërkojnë të largohen nga vendi para afatit të Presidentit Bidenit duhet të shpëtohen dhe të sillen në aeroport, është ngritur mes njoftimeve se pikat e kontrollit të talebanëve kanë ndaluar disa qytetarë.

“Unë nuk kam aftësinë për të dalë më tej dhe për të shtrirë operacionet aktuale jashtë Kabulit,” tha sekretari Austin, në konferencën e tij të parë për shtyp në Pentagon, që kur talibanët erdhën në pushtet në Kabul të dielën.

Advertisement

Ai tha se Departamenti i Shtetit po dërgonte më shumë oficerë të çështjeve konsullore për të përshpejtuar përpunimin e dokumentave të të evakuuarve.

“Ne nuk jemi aty ku duam të jemi” për sa i përket ritmit të transportit ajror, tha sekretari Austin.

Ai tha se operacionet ishin përqendruar kryesisht në aeroportin, i cili u përball me “një numër kërcënimesh” që duhet të monitorohen.

“Ne nuk mund të mos mbrojmë atë aeroport ose të mos kemi një fushë ajrore të sigurt, ndërsa kemi qindra ose mijëra civilë që mund të hyjnë në aeroport,” tha ai, duke shtuar se bisedimet me talebanët po vazhdonin për të siguruar kalim të sigurt për ata që duhen evakuuar.

Advertisement

Sekretari Austin tha se kishte rreth 4.500 trupa amerikane në aeroport, që ruajnë sigurinë për të mundësuar operacionin e evakuimit të drejtuar nga Departamenti i Shtetit, i cili është shënuar nga kaosi dhe konfuzioni.

John Kirby, zëdhënësi kryesor i Pentagonit, tha se gjatë 24 orëve rreth 2,000 njerëz, përfshirë 325 shtetas amerikanë, ishin larguar në bordin e 18 fluturimeve të avionëve transportues C-17 të Forcave Ajrore Amerikane.

Ndërkohë në qytetin Jalalabad, në lindje të Kabulit, luftëtarët talebanë hapën zjarr ndaj protestuesve që u përpoqën të vendosnin flamurin kombëtar të Afganistanit në një shesh në qytet, duke vrarë të paktën tre dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Oficerë të lartë ushtarakë amerikanë po bisedojnë me komandantët talebanë në Kabul për pikat e kontrollit dhe orët policore që kanë kufizuar numrin e amerikanëve dhe afganëve që janë në gjendje të hyjnë në aeroport.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy