Johnson apel qytetarëve të vaksinohen me dozën e tretë: Pandemia nuk ka mbaruar dhe rreziku nuk është zhdukur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Johnson apel qytetarëve të vaksinohen me dozën e tretë: Pandemia nuk ka mbaruar dhe rreziku nuk është zhdukur

Boris Johnson, u bëri thirrje britanikëve të bëjnë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.

Përmes një video të publikuar në Twitter, kryeministri britanik  theksoi se sa e rëndësishme është të marrësh dozën përforcuese kundër Covid-19.

“Sigurisht, është e vërtetë që pothuajse çdo i rritur në këtë vend ka marrë tashmë dozën e dyfishtë dhe, falë kësaj, ne kemi arritur të kthehemi në jetën tonë normale, por ne gjithashtu e dimë se mbrojtja nga vaksinat zvogëlohet me kalimin e kohës dhe kështu njerëzit që janë më të prekshëm ndaj Covid dhe që e kanë marrë dozën e dytë më shumë se gjashtë muaj më parë, tani janë në rrezik më të madh.

Pandemia nuk ka mbaruar dhe rreziku nuk është zhdukur. Doza e tretë është po aq jetike, sa dy të tjerat. Eshtë e vetmja mënyrë për të forcuar imunitetin tuaj dhe të familjes suaj”, shkruan Johnson.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy