
Në një kohë kur varianti delta dhe omicron përbejnë numrin më të lartë të infektimeve nga COVID-19, kryeministri i Britanisë së madhe, Borius Johnson njoftoi se të gjithë personave mbi 18 vjeç do t’u ofrohet vaksina përforcuese.
“Kam frikë se tani po përballemi me një emergjencë në betejën tonë me variantin e ri Omicron. Tani është e qartë se dy doza vaksine thjesht nuk mjaftojnë për të mbrojtur maksimalisht qytetarët tanë.
Por lajmi i mirë është se shkencëtarët tanë kanë besim se me një dozë të tretë, një dozë përforcuese”, tha kryeministri britanik.
Shkencëtarët britanikë besojnë se vaksinat ekzistuese janë më pak efektive në parandalimin e infektimit tek njerëzit e ekspozuar ndaj Omicronit. Disa studime preliminare treguan që efekti i vaksinës shtohet mes 70-75 për qind, pas dozës së tretë.
Aktualisht janë të shtruar 10 persona me omicron në spitalet e Britanisë.