Jordania, si do e blejë ujin nga Izraeli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jordania, si do e blejë ujin nga Izraeli

Izraeli dhe Jordania kanë nënshkruar një marrëveshje për të dyfishuar sasinë e ujit që vendi arab do të marrë nga vendi çifut. Dakorduar në fillim të qershorit, marrëveshja përcakton që Izraeli do t’i shesë Jordanisë 50 milionë metra kub ujë në vit, përveç 55 milionë që tashmë i dërgon falas.

“Kjo është shitja më e madhe e ujit në historinë e dy vendeve,” tha Gidéon Bromberg, drejtor për Izraelin i OJQ -së mjedisore EcoPeace East Middle. Marrëveshja “pasqyron një kuptim në rritje se kriza klimatike, e cila tashmë po godet rëndë rajonin, duhet të çojë në një bashkëpunim më të madh,” shtoi ai.

Jordania po përballet me thatësira ekstreme dhe bashkëpunimi me Izraelin në furnizimin me ujë është shumë më i vjetër se marrëveshja e paqes e vitit 1994.

Izraeli është gjithashtu një vend me një klimë të nxehtë dhe të thatë, por teknologjitë e reja kanë ulur koston e përpunimit të ujit të kripur në ujë “të freskët”, duke lejuar këtë vend, një udhëheqës botëror në kripëzimin, të shesë më shumë nga ky burim i çmuar pa kompromentuar kërkesën e brendshme.

Advertisement

Sasitë e reja të ujit të destinuar për Jordanin do të sigurohen nga Deti i Galilesë, tha Shaked Eliahu, një zëdhënës i ministrit Elharrar.

Sezoni i shirave në Jordani, i cili zakonisht zgjat nga tetori deri në fund të prillit, ishte i dobët. Reshjet e shiut kanë rënë ndjeshëm, në 60 përqind të reshjeve normale, tha Omar Salameh, kreu i komunikimit në Ministrinë Jordaniane të Ujit dhe Ujitjes. Situata pritet të përkeqësohet me ndryshimet klimatike, raporton Al-Jazeera.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy