Jugu i Turqisë goditet nga tërmeti 5.2 ballësh/ 23 persona të lënduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jugu i Turqisë goditet nga tërmeti 5.2 ballësh/ 23 persona të lënduar

Të paktën 23 persona janë lënduar në jug të Turqisë, si pasojë e një tërmeti 5.2 shkallësh të Rihterit.

 

Për këtë tërmet është raportuar rreth gjashtë muaj pas dy tërmeteve të mëdha shkatërruese në këtë rajon.

 

Advertisement

Qendra për vëzhgim të tërmeteve, Kandili, ka raportuar se tërmet ka ndodhur në mbrëmjen e së enjtes.

 

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka thënë të enjten në mbrëmje se plagët janë shkaktuar për shkak të kërcimit të banorëve nga katet e larta. Epiqendra e tërmetit ka qenë në provincën Malatja.

 

Advertisement

Kjo provincë është prekur edhe nga tërmetet e 6 shkurtit.

 

Si pasojë e dridhjeve të mëdha në juglindje të Turqisë dhe veri të Sirisë, është raportuar të kenë vdekur më shumë se 50.000 njerëz.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy