
Edhe Kabuli ka rënë në duart e talebanëve.
Nga ana e qeverisë duket se nuk do të ketë rezistencë.
Advertisement
Ministri afgan i Punëve të Brendshme Abdul Sattar Mirzakëal tha se do të ketë një “transferim paqësor të pushtetit” te një qeveri kalimtare. Kjo pasi talebanët urdhëruan “luftëtarët” e tyre që të përmbahen nga hyrja në Kabul.
“Populli afgan nuk duhet të shqetësohet … Nuk do të ketë sulm mbi qytetin dhe do të ketë një transferim paqësor të pushtetit tek qeveria kalimtare.”
Advertisement