Kaç Islami fyen policet femra: “Vajza” si police, ditën në terren, natën në facebook kërcënojnë e ofendojnë me fjalë të ndyra me emra anonimë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kaç Islami fyen policet femra: “Vajza” si police, ditën në terren, natën në facebook kërcënojnë e ofendojnë me fjalë të ndyra me emra anonimë

Ish-ministri Kastriot Islami i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të fotografojnë çdo polic që shohin pa emrin dhe numrin e tyre të identifikimit.

Ai shprehet se në radhët e efektivëve të policisë janë futur edhe persona me rekorde kriminale, si vajzat që dalin ditën për të terrorizuar qytetarët, ndërsa natën futen me emra anonimë në facebook, për të kërcënuar dhe ofenduar me fjalë të ndyra.

“Urgjent dhe shume e rendesishme! Te nderuar miq, Ju ftoj juve ne nismen per te fotografuar me ndihmen e celularit tuaj te gjithe pòlicët e pòlicet qe nuk mbajne mbi uniforme as numrin dhe as numrin e identifikimit… Me e mira eshte qe ti fotografoni duke ruajtur qetesine sa here ju ndalojne edhe sikur tju duken pòlice te “rregullt”…

Shenim: me shume gjasa Rama dhe Lleshaj kane “veshur” ne menyre antiligjore individe me rekorde kríminale si pòlicë “vajza” si pòlice qe diten dalin pa numer identifikimi per te terrorizuar qytetaret kurse naten po te njejtat “vajza” futen ne emra anonime ne fb, rrjetet sociale e portale per tju kercenuar e ofenduar me fjale te ndyra.

Advertisement

Keto jane shenjat e nje diktature qe po jep shpirt…Kete mesazh shperndajani te gjithe miqeve tuaj ne fb, ne ëhat-s up, ne portale dhe kudo… Me respekt, Kastriot Islami, 26 maj 2020”, shkruan Islami në postimin e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy