
Kancelari gjerman Olaf Scholz iu drejtua parlamentit gjerman, Bundestag për të adresuar sfidat e reja të qeverisë së tij pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Gjatë fjalimit para ligjvënësve gjermanë, Scholz deklaroi se nëse Europa i jep fund varësisë së saj energjetike nga Rusia, në mënyrë të menjëhershme kjo do të rrezikonte qindra mijëra vende pune dhe do të godiste keq shumë sektorë të ekonomisë.
“Po, ne do t’i japim fund kësaj varësie sa më shpejt që të jetë e mundur. Por nëse e bëjmë këtë shpejt kjo do të bëjë që vendi ynë dhe e gjithë Europa të zhytej në recesion, qindra mijëra vende pune do të ishin në rrezik. Të gjithë degët e industrisë do të gjendeshin në vështirësi”.
Scholz shtoi se qytetarët gjermanë do të kenë mbështetje financiare pas rritjes së çmimeve të energjisë. Ai tha se burimet e rinovueshme të energjisë janë çelësi për reduktimin e varësisë nga Rusia në projketin afatgjatë.