Kancelari gjerman kërkon politikë të përbashkët evropiane të mbrojtjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kancelari gjerman kërkon politikë të përbashkët evropiane të mbrojtjes

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së takohen nesër në Bruksel për samitin dyditor. Ndihma ushtarake për Ukrainën, strategjia e mbrojtjes, lufta në Gaza e zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor janë ndër temat.

Përpara samitit të BE të kësaj jave, kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur në favor të një bashkëpunimi më të madh evropian. Në deklaratën e tij qeveritare ai përmendi ndër të tjera industrinë e mbrojtjes dhe të armatimit.

Scholz tha më tej se do të angazhohet në samitin e BE që fitimet nga asetet e ngrira ruse në Evropë të investohen në blerjet e armëve për Ukrainën: “Po flasim për disa miliarda, ndoshta deri në pesë miliardë këtë vit.” Për blerjen e armatimeve, ai u shpreh në mbështetje të një bashkëpunimi më të ngushtë brenda BE. Ka pasur tashmë përparim të madh, por duhet bërë më shumë.

Scholz përmendi gjithashtu vendosjen e teknologjive të tilla si prodhimi i gjysmëpërçuesve dhe energjia e rinovueshme, si fusha në të cilat Evropa duhet të jetë më pak e varur nga rajonet e tjera të botës.

Advertisement

Scholz rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën

Scholz ripohoi mbështetjen e Gjermanisë dhe Evropës për Ukrainën në luftën kundër sulmit rus. Në të njëjtën kohë, ai e përjashtoi edhe një herë mundësinë që NATO të bëhej pjesë e luftës. Rsia po tregon dobësi, Evropa duhet të vazhdojë të mbështesë sistematikisht Ukrainën: ky ishte mesazhi kryesor i kancelarit përpara samitit të BE. Scholz-ihpreson për një angazhim të BE në Lindjen e Mesme.

Në fund të fundit, vetëm një zgjidhje me dy shtete mund të sjellë paqe në Lindje e Mesme, tha kancelari gjerman. “Tani duhet të bëhet e dukshme, si mund të jetë e ardhmja për bashkëjetesën paqësore të Izraelit dhe një shteti palestinez.” Kjo do të nënkuptonte një shtet të veçantë palestinez “pa ushtrinë e tij”, por që të administrohej vetë.

Advertisement

Një kompromis i BE këtë herë?

Scholz pranoi se në BE ka mendime të ndryshme për Lindjen e Mesme: “Pikërisht për këtë debati është i rëndësishëm”. Ai shpresonte se krerët e shteteve dhe qeverive do të bien dakord për një qëndrim të përbashkët.

Një deklaratë e përbashkët mbi luftën e Gazës dështoi në samitin e BE-së në dhjetor. Duke pasur parasysh numrin e madh të viktimave në Rripin e Gazës, Spanja dhe Irlanda, për shembull, kërkojnë një gjuhë shumë më të ashpër ndaj Izraelit dhe duan t’i japin fund marrëveshjes së asociimit të BE me këtë vend.

Kancelari i bëri komentet e tij përpara samitit dyditor të Krerët e shteteve dhe qeverive të BE në Bruksel. Tema të tjera që do të diskutohen të enjten dhe të premten janë zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor dhe migrimi e bujqësia./DW/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy