Kancelari gjerman: Rusët sulmojnë shkolla dhe spitale, jemi pa fjalë! Armëpushimi i domosdoshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kancelari gjerman: Rusët sulmojnë shkolla dhe spitale, jemi pa fjalë! Armëpushimi i domosdoshëm

Kancelari gjerman, Olaf Scholz bën thirrje për një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë.

“Ne shohim sulme në qytete, shtëpi, shkolla në Ukrainë. Kemi mbetur pa fjalë. Ajo që na duhet tani është një armëpushim”, u shpreh kancelari.

Kancelari në një konferencë për shtyp në Berlin shtoi se duhet patjetër të gjendet një zgjidhje diplomatike.

“Ne kemi nevojë për një zgjidhje diplomatike dhe joushtarake për konfliktin midis Kievit dhe Moskës. Shpresojmë që zgjidhja të gjenden në bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë”, tha Scholz.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy