Kancelari gjerman thekson mbështetjen për Ukrainën: Por armë nuk ju japim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kancelari gjerman thekson mbështetjen për Ukrainën: Por armë nuk ju japim

Kancelari gjerman Olaf Scholz ritheksoi mbështetjen gjermane për Ukrainën pas takimit disaorësh me presidentin ukrainas Vodolymyr Zelensky në Kiev.

“Gjermania është pranë jush,” tha Scholz pas takimit gjatë një konference për shtyp. “Vendi im është i impresionuar nga lëvizja demokratike në Ukrainë dhe mbështet rrugën evropiane që ndjek ajo që nga viti 2014,” shtoi ai.

Ndihma financiare por jo armë

Kancelari Scholz vuri në dukje se Gjermania ka dhënë tashmë shuma të mëdha ndihme financiare për Ukrainën, për të ndihmuar në shmangien e atyre që ai i quajti “ndikimet e huaja”. Scholz njoftoi gjithashtu një hua të re prej 150 milionë eurosh për Kievin. Por nga ana tjetër kancelari shprehu gjithashtu kundërshtimin e vendosur të Gjermanisë për dërgimin e armëve vdekjeprurëse në Ukrainë.

Advertisement

Bisedime në Moskë

Pas vizitës në Kiev, kancelari gjerman udhëton për në Moskë për të zhvilluar bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Kancelari tha se ai do të theksonte në bisedimet me Putinin pasojat e rënda të çdo pushtimi, duke shtuar se Perëndimi është gati të vendosë “sanksione shumë të gjera dhe efektive”. Në të njëjtën kohë ai tha se Gjermania është e gatshme të zhvillojë me Rusinë dialog serioz mbi sigurinë evropiane.

“Nuk ka arsye të mira për aktivitetet në kufirin ukrainas,” tha Scholz. “Sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës nuk janë të negociueshme. Ne presim që Rusia të ndërmarrë hapa të qartë për të zgjidhur situatën”, – tha Scholz pas takimit në Kiev.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy