Ukraina: Nuk tërhiqemi nga NATO/ Kancelari gjerman: Rusia të ofrojë zgjidhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukraina: Nuk tërhiqemi nga NATO/ Kancelari gjerman: Rusia të ofrojë zgjidhje

Kancelari gjerman Olaf Scholz takoi sot në Kiev presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy i cili deklaroi me vendosmëri se vendi i tij do të vazhdojë të ndjekë synimin për anëtarësim në NATO, pavarësisht kundërshtimit rus dhe skepticizmit të disa vendeve perëndimore.

 

VOLODYMYR ZELENSKIY

PRESIDENT, UKRAINE

Advertisement

 “Sot, shumë gazetarë dhe udhëheqës po japin shenja të vogla për Ukrainën se është e mundur që të shmanget rreziku dhe që të mos ngrihet vazhdimisht çështja e anëtarësimit në aleancë në të ardhmen, sepse këto rreziqe lidhen me reagimin e Federatës Ruse. Por besoj se duhet të vazhdojmë të ecim në rrugën që kemi zgjedhur”.

 

Sa i takon gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”, presidenti ukrainas u shpreh se është një armë gjeopolitike. Tubacioni, i cili është pezulluar, ka për qëllim të transportojë gazin rus në Gjermani, duke anashkaluar Ukrainën, e cila në këtë mënyrë do të humbiste tarifat e tranzitit.

 

Advertisement

Ndërkohë, kancelari Scholz theksoi se Gjermania dhe aleatët perëndimorë janë të gatshëm për dialog serioz me Rusinë, por gjithashtu janë gati për vendosjen e sanksioneve të forta, nëse Moska shkel integritetin territorial të Ukrainës.

 

OLAF SCHOLZ

KANCELAR I GJERMANISE

Advertisement

 “Gjermania qëndron pranë jush dhe mbështet rrugën evropiane që keni ndërmarrë që nga viti 2014. Nuk ka arsye të mira për aktivitetet në kufirin ukrainas. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës nuk janë të negociueshme. Ne presim që Rusia të ndërmarrë hapa të qartë për të zgjidhur situatën.”

 

Qeveria gjermane ka refuzuar të furnizojë me armë Ukrainën, duke u kritikuar për qëndrim të paqartë. Sakaq, presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar të këshillohet me ministrin e jashtëm, Sergei Lavrov përpara se të dorëzojë përgjigjen ndaj propozimeve të perëndimit. Kryediplomati sugjeron që Moska të vazhdojë rrugën diplomatike, duke thënë se mundësitë për bisedime mbi Ukrainën nuk janë ezauruar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy