Kaos në aeroportin e Kabulit, dëshpërimi i afganëve që presin në rradhë për evakuim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kaos në aeroportin e Kabulit, dëshpërimi i afganëve që presin në rradhë për evakuim

Në Kabul mbizotëron kaosi, në njërën anën autoritetet perëndimore nxitojnë të evakuojnë qytetarët dhe mbështetësit e tyre nga vendi dhe në anën tjetër çdo orë e më shumë talebanët po rritin presionin. Deklarata e djeshme e presidentit Biden se nuk mund të parashikohet fundi i kësaj situata, e ka bërë gjendjen edhe më të pashpresë.

Gjashtë ditë pasi talebanët morën pushtetin në Afganistan, fluksi i njerëzve që përpiqeshin të iknin vazhdoi të rritej.  E ndërsa brenda aeroportit kaosi nuk është i vogël, situata jashtë tij vazhdon të jetë  ende e rëndë.

Familjet që shpresojnë për një mrekulli mundohen të tejkalojnë në tokën e akujt mes mureve rrethues të aeroportit dhe talebanëve, të ndihmuar ndonjëherë nga trupat e mbetur të forcave speciale afgane.

Mund të dëgjohen edhe lutje të ushtarëve për tu kthyer mbrapsht, por ata vazhdojnë të vijnë dhe grumbullohen jashtë aeroportit me pasaporta perëndimore në duar. Pasaporta të cilat duhet të ishin mundësi e tyre për të lënë vendin, por në fakt u goditë me shkop gome nga talebanët.

Advertisement

Ndërsa kombet perëndimore mundohen për të për të rritur ritmin e evakuimeve mes kaosit dhe raporteve të dhunës talebane, Presidenti amerikan Joe Biden u përball me kritikat në lidhje me tërheqjen e trupave amerikane dhe marrjen e kontrollit nga militantët islamikë.

“Ne do të bëjmë gjithçka, gjithçka që mundemi, për të mundësuar evakuim të sigurt për aleatët tanë afganë, partnerët dhe afganët të cilët mund të jenë në shënjestër për shkak të lidhjeve të tyre me Shtetet e Bashkuara,” tha Biden, duke shtuar se qeveria amerikane do të sillte në vend çdo amerikan që dëshiron të largohet.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e quajti situatën jashtë aeroportit të Kabulit si  “shumë të rëndë dhe të vështirë”, pasi disa vende anëtare kërkuan që evakuimet të vazhdojnë përtej një afatit të 31 gusht.

.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy