Kapen dy ton kokainë në Sicili/ Droga në pako lundruese në det, vlera e saj 400 mln euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kapen dy ton kokainë në Sicili/ Droga në pako lundruese në det, vlera e saj 400 mln euro

Dy ton kokainë, me vlerë tregu mbi 400 milionë euro janë sekuestruar në Brigjet  lindore të Sicilisë këtë të hënë nga Guardia Di Financa Italiane.

 

Mediat italiane bënë me dije se për të shmangur depërtimin dhe fundosjen në ujë, kokaina ishte paketuar në 70 pako lundruese të shoqëruara nga një pajisje sinjalizuese me ndriçim dhe të gjitha pakot ishin të lidhura me njëra tjetrën.

 

Advertisement

Sasia rekord e kokainës dyshohet të jetë lënë në det nga një anije mallrash dhe më pas do të merrëj për tu shpërndarë në rrugë tokësore.

 

Pakot e drogës u pikasën fillimisht nga forcat ajrore dhe detare që kryenin kontrolle në kuadër të operacioneve kundër krimit ekonomik e financiar e më pas u ndihmuan nga njësitë e specializuara të guardia Di Fianca.

 

Advertisement

Deri më tani nuk bëhen me dije persona apo grupe kriminale që janë të përfshirë në këtë aktivitet as origjina e  2 tonëve të kokainës apo se cili ishte destinacioni përfundimtar  i droges.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy